Rama e shkarkoi, gjykata e Korçës dëmshpërblen ish kryeregjistruesin Terova

schedule12:26 - 6 Shkurt, 2018

schedule 12:26 - 6 Shkurt, 2018

Gjykata e shkallës së parë në Korçë ka vendosur dëmshpërblimin me 1 milion lekë të reja për ish-kreun e Hipotekës së Korçës, Klajdi Terova. Ai dha dorëheqjen, pas një takimi publik të kreut të qeverisë me kryeregjistruesit e vendit verën e kaluar. Në atë takim Rama iu kërkoi drejtuesve të Hipotekave dorëheqje të menjëhershme dhe të parevokueshme, pas konstatimeve për shkelje të të drejtave të qytetarëve.

Ndërkohë, një grup kontrolli i ngritur nga ministri i drejtësisë i qeverisë teknike Gazmend Bardhi, gjeti shkelje dhe parregullsi në zyrën që drejtohej nga Terova, duke marrë masën administrative të shkarkimit të tij nga detyra.

Edhe pse u dorëhoq, regjistruesi i Korçës paditi Ministrinë e Drejtësisë, për ndërprerje të paligjshme të kontratës së punës, me argumentin se akti i dorëheqjes nuk shprehte vullnetin e tij të lirë, por erdhi si rezultat i kërkesës së kryeministrit Rama.

Gjykata e shkalles së parë e gjeti të drejte argumentin e dorëheqjes së ish kreut të Hipotekës, duke pranuar padinë.

Ish regjistruesi i dorëhequr dhe shkarkuar, përfiton nga gjykata 10 paga mujore, me vlerë 1 milion lekë të reja. Pas procesit gjyqësor, Klajdi Terova u emërua në detyrën e kreut te ALUIZNIT- Korçë./abcnews.al