Kryeministri Edi Rama shprehet i shqetësuar për tensionet në veri të Kosovës.
Gjatë një bashkëbisedimi me Eksperten e Qendrës Europiane të Këshillit të Atlantikut, Rachel Rizzo në samitin e NATO-s në Vilnius të Lituanisë, Rama deklaroi se mund të ketë vatër zjarri dhe kërcënim për hapjen e një konflikti.
Sipas kreut të qeverisë së Kosovës, teksa BE mban dialogun me Prishtinën dhe Beogradin, në veri të Kosovës janë formuar grupe ekstreme që paraqesin rrezikshmëri.
“Jam shumë i rehatuar nga fjala e presidentit Biden sot në Këshill, që foli për këto tema. Problemi i Ballkanit Perëndimor sot, në lidhje me sigurinë, ndoshta mund të mos jetë në të njëjtën madhësi, të problemit të madh ukrainas, por nuk është aq e vogël sa të trajtohet si diçka e pavlefshme. Dhe çfarë po ndodh, diçka që është vërtetë shumë e rrezikshme me veriun e Kosovës, që të bëhet një vatër zjarri me një kërcënim të hapjes së konfliktit dhe teksa lehtësimi i dialogut të BE-së punon me të dyja palët, me Beogradin dhe Prishtinën, ka një palë të tretë që është duke u ngritur, grupet ekstreme në veriun e Kosovës”, theksoi ai./abcnews.al