Rama e quan të turpshme vendimin e Speciales, për moslejimin e Hashim Thaçit në varrimin e babait

schedule21:44 - 17 Mars, 2025

schedule 21:44 - 17 Mars, 2025

Kryeministri Edi Rama e cilëson veprim të ulët të Gjykatës Speciale, për mos lejimin e ish presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, në varrimin e babait të tij.

Përmes një reagimi në rrjetet sociale, Rama u shpreh se Specialja e ka kthyer drejtësinë ndërkombëtare në një farsë, por edhe të drejtat demokratike në fjalë boshe.

“Një ulje e re nga një gjykatë turpëruese dhe e paturpshme, e cila e ka kthyer drejtësinë ndërkombëtare në një farsë, të drejtat demokratike në fjalë boshe, dhe vullnetin e Parlamentit të Kosovës në një boomerang të dhunshëm!”, theksoi Rama./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!