Rama: E paturpshme, nuk mendoja se do më vinte për të vjellë nga një Çmim Nobel

schedule19:44 - 10 Tetor, 2019

schedule 19:44 - 10 Tetor, 2019

Për marrjen e Çmimit Nobel në letërsin nga Peter Handke ka reaguar edhe kryeministri Edi Rama. përmes një postimi në tëitter, kreu i qeverisë shprehet se:

“Kurrë nuk mendova se do të bënte për të vjellë një Çmim Nobel, por paturpshmëria po bëhet pjesë normale e botës ku jetojmë”– shkruan Rama.

Postimi i plotë i Ramës

“Nuk e kisha menduar kurrë se do të më vinte për të vjellë nga vlerësimi me çmimin Nobël, por mesa duket paturpësia po kthehet në diçka normale në botën ku jetojmë. Pas zgjedhjes së turpshme të bërë nga një autoritet moral si Akademia e Nobelit, turpi është vulosur si një vlerë e re. JO, ne nuk mund të qëndrojmë të mpirë ndaj racizmit dhe gjenocidit”.

Në lidhje me këtë çështje reagoi edhe ministri në Detyrë për Punët e Jashtme, Gent Cakaj. Ai e cilësoi çmimin ndaj Handke të turpshëm.


/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!