Rama e nis vizitën në Itali me një kërkesë LIVE për ministrin e Jashtëm: Zgjidhe këtë punë

schedule17:58 - 5 Mars, 2021

schedule 17:58 - 5 Mars, 2021

Kryeministri Edi Rama ka nisur vizitën zyrtare në Itali. Kreu i qeverisë shqiptare zhvilloi në Bari një konferencë të përbashkët për shtyp me Ministrin e Jashtëm Italian, Luigi Di Maio dhe Presidentin e Rajonit të Pulias, Michele Emiliano.

Miqtë tanë italianë kanë qenë krah nesh në momentet më të vështira duke forcuar më tej miqësinë mes nesh. Kanë kaluar 30 vite që kur shqiptarët morën anijet për të arritur në anën tjetër të detit dhe në këto 30 vite kanë ndodhur shumë gjëra. Bujaria juaj nuk do të harrohet kurrë nga shqiptarët” tha ai.

Edi Rama u ndal edhe te ndihma e Italisë për vendin tonë në 26 nëntor të vitit 2019 kur u godit nga tërmeti shkatërrimtar. “Për Italinë, Shqipëria është thjesht ana tjetër e të njëjtit det. Për të thënë si u angazhua Luigi u bë avokati më i madh i popullit shqiptar në një moment shumë të errët, por jo vetëm në atë moment, gjatë gjithë udhëtimit të tij ka qenë një mik me “5 Yje” dhe unë uroj që të jemi në lartësinë e kësaj miqësie”.

Në fund kryeministri doli nga protokolli duke i bërë një kërkesë LIVE ministrit të Jashtëm italian, njohjen e patentave shqiptare. “Ambasadori do të më falë për këtë thyerje të protokollit dua të shfrytëzoj këtë mundësi për t’i thënë Luigit të kujdeset për patentat e shqiptarëve në Itali, pasi kanë ngecur në korridoret e burokracisë italiane dhe duhet ta zgjidhë këtë ngërç” i kërkoi Rama.

Në kuadër të 30 vjetorit të eksodit përtej Adriatikut pas rënies së regjimit komunist, Luigi Di Maio tha se ajo ishte një periudhë dramatike për shqiptarët dhe se ato imazhe do të mbetet përgjithmonë të gdhendura në kujtesën e italianëve./ db/ Abcnews.al