Rama e nis vetë dialogun, bashkëbisedim në Fakultetin e Gjeologjisë

schedule10:27 - 18 Dhjetor, 2018

schedule 10:27 - 18 Dhjetor, 2018

Në ditën e 14 të protestës së studentëve që refuzojnë dialogun me të, kryeministri Edi Rama ka gjetur një tjetër zgjidhje. Ka nisur takimet me disa studentë e pedagogë. I pari i publikuar në ERTV, ishte një bashkëbisedim me studentë e pedagogë në Fakultetit të Gjeologjisë në mjediset e tyre universitare.

Kryeministri u ka përsëritur nevojën që problemet e secilit fakultet të zgjidhen me dialog. Studentë e pedagogë i paraqitën problematikat e fakultetit të tyre. Nga pedagogë në anën e studentëve iu sugjerua Kryeministrit që me një grup ekspertësh t’u paraqiste studentët zgjidhjen e 8 kërkesave të tyre. Por kryeministri përsëriti qëndrimin e njohur, se kjo nuk do ndodhte pasi do shfaqeshin rezerva të tjera.

Një mënyrë zgjidhje sipas shefit të qeverisë është ky komunikim nëpër auditorët universitarë për të diskutuar problematikat e gjetur zgjidhjet. Kryeministri bëri të ditur se vijojë takime të tilla me studentë e pedagogë nëpër Fakultete të ndryshme./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!