Rama e ftoi për bashkëpunim, Basha nxjerr videon: Dështoi! Shqipëria pret ndryshimin

schedule15:02 - 15 Prill, 2021

schedule 15:02 - 15 Prill, 2021

Kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha ka publikuar një tjetër spot në kuadër të fushatës elektorale për zgjedhjet e 25 prillit.

Basha shkruan në një postim në Facebook se për tetë vite Shqipëria regjistroi papunësinë më të lartë në histori duke shtuar se Rama nuk mund ta sjellë dot kurrë ndryshimin.

“Per 8 vite me Ramën, Shqipëria regjistroi papunësinë më të lartë në histori. Ai nuk do të sjellë dot kurrë ndryshim. Ai është problemi.

Më 25 Prill – e gjithë Shqipëria voton 9, për punësim, për ndryshim!” shkruan Basha, krahas videos.

Kujtojmë se kryeministri Edi Rama përsëriti edhe njëherë sot ftesën e tij për bashkëpunim me Lulzim Bashën pas 25 prillit, duke thënë se kërkon ta largojë nga Ilir Meta dhe Sali Berisha.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!