Nuk pranojnë të nisin seancën pa ardhur Kryeministri.
Pasi ulet ne karrigen e tij, opozita i rendit të gjitha gabimet me apo pa qëllim që janë bërë për heqjen nga skema e ndihmës ekonomike të mbi 20 mijë familjeve dhe i kërkojnë kreut të qeverisë të japë përgjigje. Por kuptojnë se ky i fundit nuk po i dëgjon.
Përsëri kërkojnë ndërprerjen e seancës
I dëgjoi apo jo, kryeministri ka përgatitur përgjigjen e tij. E cila ka pasaktësira sipas deputetëve demokratë.
Pavarësisht të gjithave, kryeministri Edi Rama i shpjegon se koha e përfitimit të padrejtë të ndihmës ekonomike ka mbaruar. Madje kanë shqyrtuar me kujdes edhe rastet që ka vizituar kryetari Partisë Demokratike.
Prandaj i kërkon që të gjithë ata që kanë ankesa t’i drejtohen qeverisë, jo opozitës që ka humbur kokën, sipas kreut të qeverisë.
Ndonëse kryefjala është skema e ndihmës ekonomike, droga apo rusët nuk përjashtohen nga fjalimet e deputetëve.
Të gjitha këto ndodhën brenda rreth 90 minutave në seancën parlamentare, të cilën e la i pari kryeministri Rama.
Por edhe kryetari Basha, pasi e vuri në dukje mungesën e tij, u largua nga Kuvendi./abcnews.al