Rama “dush” të ftohtë socialistëve: Lini mandatet, nëse futni miq në administratë

schedule10:46 - 28 Dhjetor, 2018

schedule 10:46 - 28 Dhjetor, 2018

“PS nuk mund të kthehet në opozitë për shkak të miqve, krushqve, xhajave, hallave”. Kështu u shpreh Kryeministri Edi Rama gjatë fjalës së tij në Asamblenë e PS-së. I ashpër dhe i prerë, Rama iu drejtua socialistëve se nuk do të ketë miq për futjen në punë në administratën shtetërore, ose në të kundërt lini mandatet.

“Harrojeni përfundimisht që do ketë miq që do futet në administratën shtetërore. PS nuk mund të kthehet në opozitë për shkak të miqve, krushqve, xhajave, hallave. Harrojeni që do ketë më miq, kunat, xhaxhallarë, teze,motër, krushq. PS nuk mund të kthehet në vende pune për të afërmit, për shkak të krushqve, tezeve, ose bëni një gjest të thjeshtë ikni nga PS, lërini karriget, mandatet dhe keni të drejtë të më thoni më rregulloni familjen, me rregullo fisin. Mandatin e keni për të gjithë ata që ju kanë zgjedhur. Mandatin e keni për ata që u thoni PS është një derë për ju.Ky është momenti i parë i kthesës së parë që ne do të bëjmë”.

/abcnews.al