Nga asambleja socialiste, kryeministri Edi Rama iu drejtua qytetarëve duke u thënë se nëse duan nesër drejtësi, të votojnë Partinë Socialiste, pasi me kundërshtarët në pushtet nuk do të ketë kurrë drejtësi. Por kur do të jetë funksionale drejtësia e re? Për Edi Rama e kishte një përgjigje.
“Për të arritur që brenda një dekade të kemi drejtësinë që të tjerët e kanë ngritur me dekada të tjera. Drejtësia nuk është ende aty ku e presim, por ende një ferishte që po përpëlitet në pelenat e përgjakura të një lindje të vështirë.
Kush do drejtësinë nesër duhet që sot të mbështesë PS-në. Në të kundërt, mjafton të dëgjojë Saliun, Ilirin, Monikën dhe Lulin, edhe pse Luli bën se cfarë i thonë këta të tjerët.
Me ne në krye ka shumë vështirësi, por nesër do të ketë drejtësi. Me ta në krye ka vetëm vështirësi dhe kurrë drejtësi” tha ai. Rama përpara anëtarëve të asamblesë shpjegoi arsyet se përse e do një mandat të tretë qeverisës./ db/Abcnews.al