Partia Demokratike ka reaguar pasi kryeministri Edi Rama dorëzoi në Komisionin Hetimor dy vendimet e Këshillit Bashkiak të Tiranës, ku jepet miratimi për ndërtimin e impiantit të përpunimit të mbetjeve. PD shprehet se shkeljet e njëpasnjëshme, që kanë çuar para drejtësisë një ministër të qeverisë Rama, do të zbardhen deri në fund. Sipas PD Komisioni Hetimor çdo ditë po fakton pse Edi Rama nuk mund t’i shmanget përgjegjësive për vjedhjen prej 430 milionë euroshe.
Deklarata e PD
Edi Rama i paraqiti Komisionit Hetimor një vendim të Këshillit Bashkiak të 27 Shtatorit 2017, 6 muaj pasi Erion Veliaj kishte dhënë miratimin për inceneratorin e Tiranës.
Në dt. 27 Mars 2017, Erion Veliaj është shprehur dakord për projektin e inceneratorit të Fierit.
Në dt. 31 Gusht 2017, është nënshkruar kontrata konçesionare. Bashkëlidhur asaj është edhe një deklaratë e Erion Veliaj ku pranon të gjitha detyrimet që burojnë nga kontrata.
Megjithëse kjo e ngarkonte Bashkinë Tiranë me 91 milionë euro detyrime, Erion Veliaj ka dhënë miratimin pa marrë asnjë vendim të Këshillit Bashkiak, në kundërshtim me ligjin për vetëqeverisjen vendore.
***
Komisioni Hetimor për aferën e inceneratorëve çdo ditë po fakton pse Edi Rama nuk mund t’i shmanget përgjegjësive për vjedhjen prej 430 milionë euroshe. Shkeljet e njëpasnjëshme, që kanë çuar para drejtësisë një ministër të qeverisë Rama, do të zbardhen deri në fund, derisa çdo pushtetarë që ka dëmtaar interesin publik të përballet me ligjin.
Ja çfarë u vërtetua në seancën e gjashtë:
Erion Veliaj ka dhënë miratimin për projektin e Inceneratorit të Tiranës, pa vendim të Këshillit Bashkiak të Tiranës;
Erion Veliaj detyron kompanitë të depozitojnë dhera dhe interte në Inceneratorit e Tiranës pa asnjë vendim, 45 milionë euro të ardhura shtesë;
Me firmën e Damian Gjiknurit, qeveria i jep një koncesion tjetër pa procedurë, pa garë, Klodian Zotos dhe Stela Gugalljas, me 25 vite vetëm për shitjen e energjisë;
Damian Gjiknuri i jep shoqërisë “Albtek Energy” edhe një leje minerare në Bradashesh me kohëzgjatje mbi 25 vite;
Damian Gjiknuri ka udhëtuar në vitet 2012-2019 6 herë me Mirel Mërtirin e Klodian Zoton;
Engjëll Agaçi fsheh shkeljet ligjore, personat përgjegjës pas inspektimit financiar për Inceneratorin e Elbasanit, dhe koncesionarin në 2 qershor 2020;
Engjëll Agaçi ka kaluar një akt/procedurë të paligjshme për Inceneratorin e Elbasanit. Agjensia e Prokurimeve Publike e bëri të ditur këtë shkelje;
Kontrata koncesionare e miratuar në Këshillin e Ministrave është, pa logon e shtetit, si draft-kontratë dhe pa vulën e Ministrisë;
Bllako deklaroi se është pyetur në SPAK për 5 orë dhe se nuk mund të japë dëshmi, sepse ka frikë mos vetëfajësohej.