“Rama do të jetë kritik”, analisti: PS ka një skemë organizimi shumë të fuqishme, e tregoi në Shkodër

schedule18:39 - 26 Korrik, 2023

schedule 18:39 - 26 Korrik, 2023

Analisti Arben Meçe u shpreh se kryeministri Edi Rama do të jetë kritikë gjatë mbledhjes së Partisë Socialiste. Ai tha për Special Report se Partia Socialiste do të luftojë dobësitë e saj, në mënyrë që të fuqizohet ekzekutivi.

Rama sot do të jetë kritik në nivelin e Partisë. Në qoftë se do të ndjekim të gjitha skemat dhe në Perëndim, motorri i cili mban gjallë jetën edhe ekzekutive është politika. Partitë janë ato struktura që prodhojnë ekzekutiv, që prodhojnë qeverisje dhe kur gjithë kjo makineri politike që në këtë rast është Partia Socialiste dhe në vetvete ka dobësi, automatikisht ekzekutivi ka dobësi. Kur fuqizohet struktura politike, automatikisht fuqizohet dhe qeverisja”, deklaroi Meçe.

Më tej, ai mori shembull qytetin e Shkodrës, ku Partia Socialiste fitoi duke lënë pas për herë të parë në zgjedhjet lokale bastionin e djathtë. Sipas analistit, Rama tregoi organizimin shumë të fuqishëm të partisë.

“Shkodra u thye, sepse e para, Rama punoi në mënyrë të posaçme në Shkodër. PS u organizua në mënyrë shumë objektive në Shkodër dhe i vuri target asaj dhe në çdo vend ku ajo punon ka një skemë organizimi shumë të fuqishme. E dyta, zgjodhi një elementë shumë të mirë dhe e treta, opozita ishte tërësisht inekzistente në atë vend dhe vinte nga një qeverisje e gjatë e pushtetit lokal që ishte e korruptuar dhe komplet e paaftë. Pra, të gjitha këto elemente sollën fitoren. Por edhe Rama ka dhënë një premtim, duke thënë që te Shkodra do të shihni se çfarë do të thotë Partia Socialiste dhe ai e ka sfidë për veten e vetë”, shtoi ai./abcnews.al

 

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!