Rama: Do të 8, 16 dhe 24 fishojmë çekun për beben

schedule11:05 - 26 Shtator, 2018

schedule 11:05 - 26 Shtator, 2018

Fëmijët që vijnë në jetë nga një Janari i vitit 2019 nuk do të marrin më 50 mijë lekë të vjetra, por 8-fishin e tyre. Lajmin zgjodhi ta japë vetë kryeministri Edi Rama.

400 mijë lekë për fëmijën e parë, 800 mijë lekë për fëmijën e dytë dhe 1 milion e 200 mijë lekë  për fëmijën e tretë”, tha Rama.

Është përcaktuar bonusi edhe për ata që kanë planifikuar familje të madhe me mbi tre fëmijë.

“Fëmija i tretë, i katërt, i pestë dhe me radhë janë të gjithë subjekt i bonusit 1 milon e 200 mijë lekë”, theksoi Rama.

Ky çek do të jepet brenda vitit garantoi kryeministri Rama edhe pse pranon bonusi i deritanishëm nuk është marrë nga familjarët ndonëse kanë kaluar disa vjet.

“Bonusi do të jepet qysh në vitin e parë të lindjes, i gjithi. Se  si do të shtrihet kjo është diçka që ne po e diskutojmë sepse praktikat e mira e kanë gjithmonë të shtrirë, nuk e kanë një pagesë gjë që është një opsion që ne po e studiojmë”, u shpreh rama.

Ministria e Shëndetësisë ka marrë përsipër që të modernizojë shërbimet në qendrat shëndetësore për nënat e fëmijët, por nga ana tjetër sfidë konsideron dixhitalizimin e të porsalindurve.

“Për të patur mundësinë më shumë që në momentin që një fëmijë lind te ketë një regjistrim elektronik, pra aty ku lind në maternitet dhe të marrë të gjitha përfitimet në mënyrë elektronike”, tha ministrja e Shëndetësisë.

Për kryeministrin janë të rëndësihme reformat e ndërmarra që kërkojnë durim dhe sakrificë nga ana e qytetarëve që drejton.

“Jemi këtu sepse reformat po funksionojnë, jemi këtu sepse gjërat po ecin mirë pak nga pak për të vazhduar të rrisim pagat. Do të rrisim pagat në arsinm, shëndetësi dhe ushtri pas shumë vitesh”, tha Rama.

Këta që sakrifikojnënuk kanë ngurruar ta pyesin apo ta kritikojnë kreun e qeverisë, një prej shqetësimeve të shprehura drejtpërdrejtë në rrjetet sociale ishte ajo rritja e kërkesave për azil pasi për shqiptarët nuk duan vetëm të shtohen por edhe të bëjnë jetë cilësore në vendin e tyre.

Nuk jemi më bunkeri i Enver Hoxhës. Jemi një vend i lirë dhe njerëzit kanë të drejtën e lëvizjes. Nëse shqiptarët kërkojnë azil, ndodh se nuk jemi anëtarë të BE dhe nuk kemi akses në tregun e punës.Sa për ikjet nga vendi po ju them se nga Kroacia kanë ikur në një vit më shumë se nga Shqipëria”, theksoi kryeministri.

E duke e mbyllur me rrjetet sociale kryeministri Rama i përshëndeti të gjithë ndjekësit, duke i kujtuar se vetë ai ishte ndër promotorët për përdorimin e tyre./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!