Rama: Do bëjmë ndryshime në sistemin e prokurimeve

schedule17:18 - 24 Prill, 2023

schedule 17:18 - 24 Prill, 2023

TIRANË- Në forumin Ekonomik tre ditor, që po mbahet në Tiranë, kryeministri Edi Rama njoftoi ndryshime në pjesën e sistemit të prokurimeve publike në Shqipëri. Shefi i qeverisë u shpreh se do bëhet spostimi i të gjithë sistemit të prokurimit në një agjenci të vetme dhe se do të kontraktojnë agjenci të huaja, të cilat kanë kualifikimet dhe specializimet në këtë fushë.

Ai the se pas kësaj, prokurimet nuk do t’i bëjnë më Komisionet e Vlerësimit të Ofertave (KVO-të) apo ministritë, por agjencitë me kualifikim të mirëfilltë në këtë sektor.

“Do bëjmë spostimin të të gjithë sistemit të prokurorimeve në një dorë, në një agjenci kombëtare të prokurorimeve, me disa  përjashtimi të natyrës teknike dhe do të do kontraktojmë partnerë ndërkombëtarë dhe agjenci të tjera, që e bëjnë këtë punë dhe që nga ky moment Asnjë ministri, asnjë KVO shqiptare, kjo fjala KVO është kthyer në makthin e jetës tim që quhet Komisioni I Vlerësimit të Ofertave dhe pastaj shikoni që arrestohen si grup dhe dalin në televizor KVO-ja filan….KVO-ja filkan. N uk do kenë punë me këtë punë, sepse bëjnë mijëra e mijëra prokurorime dhe kemi një numër KVO-sh që është marramendës. Prokurimet duan njerëz që merren me atë punë dhe ministritë nuk janë për të bërë prokurorime, por për të bërë politika. Njerëzit e KVO do lehtësohet, qeveria po, dhe me siguri Shqipëria do lehtësohet dhe në do ngjitemi shumë më lartë në vlerësimin në luftën kundër korrupsionit”, theksoi ai.

Rama theksoi se ka ikur koha e shfrytëzimit të krahut të punës dhe se kompanitë që kapen në shkelje, sidomos ato në sektorin e ndërtimit, nuk do mund të marrin leje ndërtimi. Mes tjerash, ai tha se qeveria do vijojë të luftojë informalitetin në ekonomitë, pasi për kryeministrin Rama kjo skemë ndikon edhe tek mosrritja e pensioneve.

“Koha e shfrytëzimit të krahut të punës ka mbaruar. Asnjë punonjës shqiptar nuk mund të shfrytëzohet më. Jetojmë në një sistem që ne nuk mund të vëmë pagat për sektorin privat, pro ne kemi përgjegjësi që në të bëhemi front ipërbashkët kundër shfrytëzimit të punonjësve. Investitorët e krijojnë vetë infomalitetin, nuk e krijon qeveria. Luftën ndaj informalitetit do ta vijojmë siç e kemi bërë”, theksoi Rama./n.m.abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!