Eksperti i marrëdhënieve ndërkombëtare, Emilio Çika thotë se kryeministri Edi Rama di të luajë politikën e jashtme, duke iu referuar çështjes së kryebashkiakut të zgjedhur të Himarës, Fredi Beleri, për të cilën ka pasur reagime edhe nga Athina zyrtare.
Në një intervistë për ABC News, Çika u shpreh se kreu i qeverisë gjen mënyra përherë për të kapërcyer vështirësi që në syrin e publikut ose edhe të analizës politike duken si të pakapërcyeshme.
“Sigurisht, do thoja që zoti Rama, disa e pranojnë ose disa jo, megjithatë, ky është mendimi im, është një lojtar i cili do ta luajë politikën e jashtme dhe një lojtar i cili gjen mënyra përherë për të kapërcyer vështirësi që në syrin e publikut ose edhe të analizës politike duken si të pakapërcyeshme. Gjithmonë në politikë ka zgjidhje. Çështja është e vullnetit dhe e dëshirës për të kapërcyer situata të caktuara. Disa të tjerë do thonë, a kapërcehet një çështje e gjyqësorit nëpërmjet vendimeve politike? Sigurisht që jo.
Shteti i sëd rejtës duhet të jetë funksional nga njëra anë, dhe nga ana tjetër, është edhe politika. Çështja në fjalë, përveçse çështjes penale, u shndërrua në një problematikë politike. Rrjedhimisht, ajo të cilën zoti Rama më shumë u përpoq të adresojë, ishte zbutja e tensioneve politike ndërmjet dy vendeve.”, theksoi ai./abcnews.al