Rama: Dhe unë mendoj se bëj punën më të vështirë…bum tërmeti…bam COVID-i

schedule18:48 - 30 Dhjetor, 2020

schedule 18:48 - 30 Dhjetor, 2020

Një ditë para përfundimit të vitit 2020 kreu i qeverisë Edi Rama ka bërë një bilanc të vitit të vështirë që po lëmë pas duke u ndalur në dy goditje të mëdha, pasojat e tërmetit dhe pandemia e COVID-19. Rama thotë se të gjithë ashtu sikurse dhe ai mendojnë se bëjnë punën më të vështirë ndërsa veçon sakrificat e mjekëve, ndërtuesve, shpëtuesve të jetëve e në veçanti të shqiptarëve të zakonshëm.

“Të gjithë mendojnë se bëjnë punën më të vështirë. Edhe unë mendoj se kjo punë që bëj është puna më e vështirë. Unë punoj shumë, problemet që duhen zgjidhur janë ta pafundme. Lëre pastaj bum tërmeti…bam COVID-i…çfarë sfidash. Por prapëseprapë puna më e vështirë është e atyre që duhet të vrapojnë për të dhënë ndihmën e parë edhe nën rrënojat e tërmetit.

Puna më vështirë është e atyre që ndërtojnë shtëpitë dhe shkollat, puna pa orar dhe pa të diela e mjekëve dhe infermierëve që tash sa kohë nuk mbahet mend që luftojnë kundër COVID. Puna më e vështirë është puna e shqiptarëve të zakonshëm që jetojnë edhe punojnë edhe në këtë kohë të vështirë, e prindërve që luftojnë për t’i dhënë fëmijëve të tyre një të ardhme më të fortë. Ata janë arsyeja pse unë zgjohem çdo mëngjes për të bërë më të mirë për vendin”, tha Rama./mv.abcnews.al