Tunelet në aksin Elbasan-Librazhd/ Balluku: Punimet përfundojnë në pranverën e 2026

schedule11:55 - 19 Mars, 2025

schedule 11:55 - 19 Mars, 2025

Avancojnë punimet përgjatë korridorit të tetë. Punimet në   segmentin ku po ndërtohen  dy tunele me 1.1 km gjatësi që do të lidhin pjesën e Elbasanit me pjesën e Librazhdit do  të përfundojnë në pranverën e vitit të ardhshëm.

Kreu i qeverisë dhe zv.kryeministrja Belinda Balluku kanë inspektuar punimet në kantier.

Zv.kryeministrja tha se në fokus të investimeve do të jetë edhe mbrojtja lumore ndërsa punimet po avancojnë edhe në aksin nga Lekaj në Rrogozhinë.

Një tjetër segment i rëndësishëm në këtë zonë sipas kreut të qeverisë është edhe ai që lidh Librazhdin me Dibrën

Ndërtimi i këtij  segmenti rrugor  ka rëndësi për qarkullimin por edhe për të çliruar gjithë potencialin ekonomik dhe turistik të këtyre zonave.

 

/abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!