Kryeministri Edi Rama ka shkuar në presidencë bashkë me kreun e grupit parlamentar të PS Taulant Balla për të diskutuar për datën e zgjedhjeve
Rama është ulur përballë kreut të shtetit i pajisur me maskë anti-covid. Ky i fundit tha se ka kërkuar këto takime për një proces sa më gjithëpërfshirës.
“Unë kërkova të fillojmë konsultimet për datën e zgjedhjeve me qëllim për të ndihmuar sa më shumë këtë proces gjithëpërfshirës.
Kështu që në këtë drejtim do isha shumë i interesuar t’iu dëgjoja ju si përfaqësues të Partisë Socialiste për qëndrimin tuaj”, u shpreh Meta duke i ofruar përfaqësuesve të PS kafe ose çaj.
Pas këtij momenti takimi mes palëve vazhdoi me dyer të mbyllura. Pas tyre në zyrën e Metës do të shkojë kryedemokrati Lulzim Basha dhe më pas kryetarja e LSI Monika Kryemadhi./m.v. abcnews.al
https://www.facebook.com/ilirmetazyrtar/videos/596448507661212/