Rama dënon sulmin ndaj Berishës: Akt i patolerueshëm mbi organizatorin e protestës së sotme

schedule15:32 - 6 Dhjetor, 2022

schedule 15:32 - 6 Dhjetor, 2022

Kryeministri Edi Rama ka reaguar në lidhje me sulmin ndaj kryedemokratit Sali berisha gjatë protestës së sotme.

Lexo edhe: Goditet Sali Berisha, gjak në bulevard

Rama e ka quajtur aktin të pajustifikueshëm e të patolerueshëm, teksa thekson se dhuna nuk është mjet për të adresuar çfarëdo çështje apo shqetësimi.

Reagimi i plotë:

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama dënon pa asnjë ekuivok aktin e pajustifikueshëm e të patolerueshëm të dhunës mbi organizatorin dhe udhëheqësin e protestës së sotme! Dhuna s’ka qenë, s’është e s’do jetë kurrë një mjet për të adresuar çfarëdo çështje apo shqetësimi dhe kushdo e përdor këtë mjet duhet të përballet me të gjithë forcën e ligjit. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!