Rama: Buxheti do të ulë borxhin, do të formalizojë ekonominë

schedule10:36 - 16 Nëntor, 2017

schedule 10:36 - 16 Nëntor, 2017

Kryeministri Edi Rama gjatë fjalës së tij në Kuvend për pr/ buxhetin 2018 theksoi ky buxhet do të ulë borxhin publik dhe do të formalizojë ekonominë.

“Buxheti do të financojë një ulje të mëtjeshme të nivelit të borxhit publik. Vitin e ardhshëm borxhi do të reduktohet 2.5 % dhe paketa fiskale përmes reduktimit të pragut të TVSh do të nxisë formalizimin e ekonomisë me një kosto të papërfillshme në raport me gjithçka është thënë për biznesin e vogël. Ndryshim i rëndësishëm fiskal është mënyra e taksimit të ndërtesës. Nga taksa e sheshtë në një taksë të vlerës së pronës.  Politika jonë e taksimit nuk rëndon më të dobëtit por synon lehtësimin sistematik të atyre që kanë më pak të ardhura”- theksoi Rama.

Parlamenti është mbledhur sot në seancën e radhës ku do të votohet në parim buxheti i shtetit për vitin 2018. Drafti i paraqitur prej qeverisë parashikon një fond total të të ardhurave prej 464 miliardë lekë, ndërsa shpenzimet shkojnë në 496 miliardë duke prekur një deficit prej 32 miliardë lekë.

Opozita ka paralajmëruar debate të forta në këtë seancë, ku kryetari i PD-së Basha ka kërkuar dhe hetimin prej FBI duke ngritur akuza se paratë e drogës do të pastrohen nëpërmjet projektit 1 miliardë euro të projektit partneritet publik privat./abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!