Rama bisedon me Erdogan, bashkëpunim në fushën e mbrojtjes dhe kundër terrorizmit

schedule12:11 - 9 Gusht, 2024

schedule 12:11 - 9 Gusht, 2024

Shqipëria dhe Turqia forcojnë marrëdhëniet dypalëshe. Kryeministri Edi Rama dhe lideri turk Rexhep Tayip Erdogan kanë diskutuar të enjten për çështjet rajonale dhe globale.

Në fokus të bisedës telefonike mes dy liderëve ishte bashkëpunimi në fushën e mbrojtjes, i cili do të forcohet më tej përmes kontakteve tregtare, ekonomike dhe ushtarake.

Sipas medias turke Anadolu, Presidenti turk vlerësoi punën e institucioneve shqiptare për eliminimin e strukturave të organizatës terroriste FETO për të fituar terren në Shqipëri.

Mes dy vendeve po zbatohen disa marrëveshje në fushën e sigurisë, mbrojtjes, në fushën e mjedisit por po zbatohen  edhe memorandum në Fushat e Medias dhe Komunikimit.

Shqipëria është një nga vendet me të cilat Turqia ka marrëdhënie të qëndrueshme dhe pozitive në Ballkan.

Pas finalizimit të gjashtë marrëveshjeve në Shkurt të këtij viti, Presidenti turk theksoi mbështetjen e Turqisë për Shqipërinë.

Turqia është partneri i katërt më i madh tregtar i Shqipërisë pas Holandës, Zvicrës dhe Italisë. Investimet e saj janë dyfishuar dekadën e fundit. Sot qarkullojnë 3.7 mld euro çdo vit, me shtrirje në sektorë bankarë, telekomunikacion, ndërtim, arsim dhe shëndetësi.

/abcnews.al/