Kryedemokrati i Durrësit, Ferdinand Xhaferaj ka denoncuar atë që ai e quajti korrupsionin e radhës në port, i cili u dha me koncension për pesë vitet e ardhshme një kompanie të huaj.
Përmes një konference për shtyp, Xhaferaj thekson se procedura e tenderit ishte qartësisht korruptive dhe se operatorët e tjerë në treg patën shumë pak kohë për të aplikuar.
“Në Tetor u shpallën detajet e tenderit të cilat nuk ishin hartuar që të fitonte kompania më e mirë në bazë të konkurencës, por ishin hartuar në mënyrë që të fitonte kompania e paravendosur.
Ndërmjet një kompanie prestigjoze gjermane e cila menaxhon edhe portin e Hamburgut dhe një kompanie malteze së cilës një nga drejtorët i është hetuar për pastrim parash nga policia e këtij vendi anëtar të BE-së, zgjidhet kjo e fundit”, thekson Xhaferaj. /abcnews.al