Rama betohet si ministër i Jashtëm

schedule19:41 - 22 Janar, 2019

schedule 19:41 - 22 Janar, 2019

Një ditë pasi u votua në Kuvend, kryeministri Edi Rama u betua si ministër për Evropën e Punët e Jashtme në Presidencë.

Shefi i qeverisë iu drejtua zyrës së kreut të shtetit rreth orës 19:00, ndërsa ndryshe nga tradita, nuk pati një njoftim për mediat, që ta pasqyronin ceremoninë e betimit, pamjet e së cilës, u shpërndanë nga Presidenca.

Në njoftimin për shtyp të Presidencës, thuhet se kreu i shtetit Ilir Meta, duke i dorëzuar dekretin, i uroi Ramës suksese në këtë detyrë shumë të rëndësishme. Gjithashtu në njoftim thuhet se qeveria u përfaqësua në ceremoni me kreun e grupit parlamentar socialist Taulant Balla./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!