“Rama bëri ndryshime për nevojë në qeveri, jo simbolike”, Baze: Tre ministrat kryesorë janë me karrierë solide

schedule20:38 - 19 Shtator, 2023

schedule 20:38 - 19 Shtator, 2023

Analisti Mero Baze ka komentuar ndryshimet e bëra në kabinetin qeveritar nga kryeministri Edi Rama. Ai i ka konsideruar këto ndryshime të nevojshme dhe jo simbolike, pasi qeveria u përballë me një fushatë të zgjatur me problematikë korrupsionin.

Sipas Bazes, Rama nuk ka surprizuar për herë të parë, pasi ministrat kryesorë janë me karrierë solide, ndryshe nga se jemi mësuar më herët, që kanë qene dhe persona të panjohur.

 “Mendoj që Rama nuk bëri ndryshime për simbolikë, bëri ndryshime për nevojë. Për shkak se qeveria u përballë me një fushatë të zgjatur me problematikë korrupsionin, me ministrat e akuzuar, në çështjet e ngritura ndaj ministrave në detyrë dhe natyrisht qeveria kishte nevojë për një rikonstrukturim. Pra, nuk ishte një gjë simbolike, ishte një gjë e nevojshme për shkak të historikut të qeverisjes. Në qoftë se do të themi se çfarë ishte e veçantë te ndryshimet? Do të thosha që për herë të parë Rama nuk ka surprizuar ministra, ose opinionin me njerëz të njohur, të cilët i ka thirrur në qeveri, por të paktën tre ministrat kryesorë që morën detyrën, të rinj, janë njerëz që me karrierë solide profesionale. Ministri i Financave vjen nga një karrierë solide, student i Harvardit, është një hallkë e rëndësishme financiare për vendin. Ministri i Jashtëm po ashtu përveç karrierës së tij si zyrtar i lartë i shtetit shqiptar, ambasador në OSBE, vjen nga një pozicion ndërkombëtar dhe kjo është e rëndësishme. Nuk mund të thuash që është një njeri pa stokë politike.

Ndërkohë, Ministri i Pushtetit Lokal, Mazniku, vjen po ashtu nga një përvojë politike dhe qeverisje lokale. Kjo në një aspekt është një risi për vetë Ramën, për traditën e keqe që ka pasur Rama që merrte njerëz nga rruga dhe i bënte ministra. Në shumë raste na ka çuditur realisht. Në këtë aspekt, gjëja e mirë është se Rama ka reflektuar”, tha Baze për “Real Story”./abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!