3 minutat e arta që sipas kryeministrit Edi Rama zgjidhin hallet e qytetarëve në mbarë vendin i kanë dhënë rezultatet e tyre.
Edi Rama: “Kanë marrë fund rradhët e pritjeve, ku duhej mik edhe për t’u dëgjuar. Ja kanë lënë vendin një sporteli të zyrës të ministrit, ku të gjithë mund ta kenë në xhep, pa qenë nevoja për të humbur kohë nëpër zyra të ndryshme”.
Në sallën e hartave në kryeministri kreu i qeverisë ka bërë bashkë të gjithë koordinatorët e platformës për bashkëqeverisje me qytetarët. Kërkesa që i drejton është njëherazi edhe paralajmërim.
Edi Rama: “Kush mban peng një qytetar, duke i thënë që s’më pëlqeu zarfi mund të jetë pjesë e adiministratës. kush mban peng një qytetar që shkon 10 herë për të marrë një të drejtë që pastaj e merr me 3 minuta duke iu drejtuar platformës nuk mund të jetë pjesë e administratës”.
Për kreun qeverisë, hallet e qytetarëve dhe bizneseve mund të zgjidhen shumë mirë nga strukturat që kanë për detyrë t’i zgjidhin.
Edi Rama: “Por, fatkeqësisht kjo rëndom nuk ndodh”.
Megjithatë, koha tregoi, sipas kryeministri Edi Rama, se sot njeriu mendon se e ka fuqinë t’i kundërvihet padrejtësive që i bëhen./abcnews.al