Rama bën bilancin: 10 mijë duan të punojnë

schedule13:48 - 30 Mars, 2018

schedule 13:48 - 30 Mars, 2018

10 mijë shqiptarë i janë drejtuar zyrave të punës të gatshëm për të punuar. Mungesa e aftësive profesionale të tyre nuk përbën problem pasi kryeministri Edi Rama i ka garantuar se qeveria do të paguajë për trajnimin e tyre.

Marsi shënoi ardhjen e pranverës. Ka edhe një tjetër aspekt pozitiv ky muaj, ai i bilancit të të punësuarëve nga zyrat e punës. Me optimizëm shprehet kryeministri Edi Rama edhe kur i referohet shifrave të intitutit të statistikave. Por këto nuk duhet t’i entuziazmojnë punonjësit e zyrave të punës në të 61 bashkitë e vendit. Rrugë e gjatë i pret për arritur objektivin.

Janë 10 mijë njerëz që duan të punojnë, por nëse nuk kanë aftësitë teknike për punë, qeveria është e gatshme të paguajë trajnimin e tyre. Kjo ditë nuk është vetëm për të bërë bilance tha kryeministri Rama por edhe për të dëgjuar thirrjet për t’u punësuar pë rata që kanë veshë të dëgjojnë./abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!