Rama, batuta me mbështetësit e Erdoganit para xhamisë: Po e mbyll se s’keni ardhur për mua, por për atë

schedule18:47 - 17 Janar, 2022

schedule 18:47 - 17 Janar, 2022

Kryeministri Edi Rama mbajti një fjalim gjatë inagurimit të xhamisë së Et’hem Beut në Tiranë duke parashtruar historinë e dhimbshme të objekteve të kultit gjatë regjimit komunist në Shqipëri, ku pjesa më e madhe e shemben.

Rama vlerësoi Turqinë për restaurimin e xhamisë në qendër të Tiranës duke vlerësuar bashkëjetesën fetare në Shqipëri.

Në fund të fjalimit të tij, Rama bëri edhe një batutë me të pranishmit duke thënë se ata nuk kishin ardhur aty për atë, por për Erdoganin.

Tani unë po e mbyll pa e zgjatur shumë sepse e di që këtu s’keni ardhur për mua por për atë që do të vijë pas meje. Ështu që unë po hap krahun dhe ju paçi fat dhe mbarësi”, tha Rama. /abcnews.al

 

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!