Rama batuta me biznesmenin në Rrëshen: Ndihmoni të tjerët se ndryshe nuk ka vend në parajsë

schedule09:23 - 5 Mars, 2021

schedule 09:23 - 5 Mars, 2021

Kryeministri Edi Rama ishte sot në rrëshen ku pa nga afër banesat që po rindërtohen duke theksuar se procesi pritet të përfundojë në tetor të këtij viti.

“Rrëshen – Në zonën e re ndërtimore, ku do të ndërtohen 35 banesa individuale me 6 pallate dhe 68 apartamente që pritet të përfundojë në tetor 2021 bashkë me të gjithë infrastrukturën urbane”, shkruan Rama.

Rama shkëmbeu batuta edhe me një biznesmen ku i kërkoi të mos lërë asgjë mangët dhe të punojë si për shtëpinë e tij. Rama tha se biznesmenët duhet të ndihmojnë të tjerët për të çliruar shpirtin e tyre sepse përndryshe nuk ka vend në parajsë.

“Kjo është mënyra më e mirë për të dalë nga kriza e fatkeqësisë natyrore shumë më të fortë se kur u goditëm. Nëse ne do të ndiqnim formulën e ndjekur kudo me kredi të buta do të ishte një barrë e madhe. Të gjitha do i marrin falas. Për fëmijët do të jetë kalimi në një botë tjetër. Kështu që forca. Do ta bësh si për shtëpinë tënde. Nuk do I lësh asgjë mangut.

Jo se është financimi por edhe për shpirtin tënd. Ju biznesmenët duhet t’i quani dhurata nga Zoti këto mundësi që të lehtësoni shpirtin që kur të shkoni në botën tjetër të thoni unë me vërtetë fitova shumë por ndihmova edhe të tjerë. Se ndryshe nuk ka vend në parajsë për ju të biznesit”, tha Rama./mv.abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!