Rama batuta me Ballën: Ka dashur të bëhet anëtar partie që i vogël, fton edhe demokratët në PS

schedule16:05 - 21 Tetor, 2020

schedule 16:05 - 21 Tetor, 2020

Kryeministri Edi Rama këtë të mërkurë nga Elbasani ka prezantuar platformën e tij Partisë Socialiste, dhe ka bërë thirrje të gjithëve për tu bërë pjesë e e skuadrës për të qenë kandidatë për deputet në Kuvendin e ri.

Rama ka ftuar edhe demokratët që s’janë vlerësuar apo ata që nuk kanë gjetur hapësirë në PD, që të behën pjesë e Partisë Socialiste.

Shefi i qeverisë ka bërë dhe batuta me Taulant Ballën ku  tha se ai ka dashur që i vogël të ishte anëtar partie, dhe e njëjta gjë nuk kishte ndodhur me atë dhe me ministren Evis Kushi.

Ftesa jonë është e hapur për të gjithë, nuk themi vetëm anëtarët mund të kandidojnë dhe të shprehin interesin, gjithkush mundet. Edhe demokratë në zemër, mendje demokratë që mund të kenë qenë me PD për vite të tëra dhe kanë arsye që ta shohin veten pranë nesh, janë të mirëpritur.

Unë se kam menduar kurrë që do bëhesha anëtar partie, Evisi gjithashtu, s’po them për Taulantin se ai ka dashur që i vogël të jenë anëtar partie.

Ne jemi të ndryshëm në këtë familje. Janë ata që kanë hyrë me forumin dhe ata si unë që kanë ardhur nga një tjetër rrugë. PS është ide, dogmë dhe jo një kazermë. Është një familje që nëse do merresh me politikë je më i respektuar se askund tjetër”, theksoi Rama./abcnews.al