Kryesocialisti Edi Rama dhe skuadra e Partisë Socialiste pasditen e kësaj të enjte kanë zhvilluar fushatën përmbyllëse në Tiranë në kuadër të zgjedhjeve të 25 prillit.
Rama në fjalën e tij ka theksuar se ai dhe qeveria e tij do të bëjnë të pamundurën për të arritur majën dhe për këtë sipas tij nuk mund të realizohet me autokolonën që për 8 vite u endën rrugëve të rraskapitur.
Sipas Ramës qytetarët në Shqipëri nuk duhet të votojnë për rritjen e taksës dhe për pragun e shtëpisë së tyre por duhet të votojnë për të ardhmen e fëmijëve të tyre.
“Autokolonat e armatosura që kërkojnë të rikthehen për të kthyer Tiranën në kohën e gërhitjes se ka pakënaqësi në Tiranë. Si mos të ketë pakënaqësi në Tiranë, kur ne e nxorëm nga llumi nuk kishte pakënaqësi realisht, pasi njerëzit ishin pajtuar në llum. E keni parasysh atë shprehjen si ke qene “Gjallë” të thonë, këtu kishte rënë pazari i ambicies s’ishte pakënaqësi ajo, tani pakënaqësi po patjetër sa më shumë pakënaqësi aq më shumë shpresë, energji, por pyetja është çfarë do të bëjmë me pakënaqësinë?
Jemi të pakënaqur se jemi këtu e duam që të ishim atje gjëja më e mirë në botë që të shkojmë atje duke u kapur me njëri tjetrin duke kërcyer, e para është PS-ja e të dytët ato të autokolonës. Unë qytetarëve të Tiranës, ku kam parasysh se është Amerika e vogël e Shqipërisë, vendi nga ku kanë ardhur të gjithë krahinat zakonet historitë dhe janë mbledhur ëndërrat këtu të gjithë njëlloj si Amerika dikur u them se si do ja bëjmë me 25prill, kujt do ja lini fëmijët, kujt do ja lini kopshtet, shkollat, çerdhet, kujt do ja lini në dorë rrugën e fëmijëve tuaj, që nga kursimet që bëni, do ja lini vajzës dhe djalit që të zërë vendin siç e merito apo autokolonës që vendos, kë merr, kë lë dhe kë vret.
Kujt do ja lini që të rrisë më shumë paga tuaja, po ju dyqanxhinjt e vegjël të Tiranës, qofshi, nga Puka, Librazhdi, Vlora, Korça, Tropoja etj, kujt do ja lini punën e taksave tuaja, do e mbani zero apo do të futeni në autokolonë. I patë ato që dolën dje nga autokolona ato janë ato që po të dilni ju dhe të jenë ata ju jo vetëm të tallnit atë që nuk thuhet por ju nuk do të dinit ku të iknit, kur t’ju turreshin njerëz nga sgafellat e historisë për t’ju mbyllur gojën, me ata do bëni protesta e dialog ju, me ata do të mblidheni në auditorë, nëse sot ju ekselentët nuk paguheni asnjë lek dhe shteti paguan për ju nesër autokolona ju merr dhe ju fillon biografinë”, është shprehur ndër të tjera Rama. e.su./abcnews.al