Kryeministri Edi Rama ka anuluar papritur një konferencë të planifikuar në axhendë në 11:30 me Raporteren e Parlamentit Europian për Shqipërinë, Isabelle Santos.
Zyra e shtypit, kishte ftuar median të merrte pjesë në konferencën për shtyp mes Raporteres Santos dhe Kryeministrit. Por disa minuta më pas në një njoftim të dytë, zyra për mediat në Kryeministri thotë: “Saktësim! Nuk do të ketë një konferencë të Kryeministrit Rama me Raporteren Isabelle Santos. Do të ketë një “press point” të ministres Spiropali me Raporteren Santos në hollin e katit të dytë në Kryeministri”.
Sërish njoftohet për anulim nga Kryeministria. Sipas tyre nuk do të ketë fare as “Press Point” (deklaratë pa pyetje) nga Spiropali dhe Santos.
Abc News u interesua dhe mësoi se Rama nuk ka anuluar takimin me znj. Santos, por vetëm daljen për mediat. Takimi mes tyre pritet të zhvillohet gjatë ditës së sotme.
/abcnews.al