Rama: 6 muaj qeverisje, në “sitë” puna e çdo ministrie

schedule12:35 - 26 Mars, 2018

schedule 12:35 - 26 Mars, 2018

Puna e çdo ministrie do të kalojë së shpejti në sitë. Paralajmërimi u bë paraditen e së hënës gjatë mbledhjes së grupit parlamentar socialist. Mbledhja e zhvilluar në Kryesine e Kuvendit me dyer të mbyllura, u drejtua nga kreu i PS-së, Kryeministri Edi Rama. Ky i fundit ka paralajmëruar se në ditët në vijim do të zhvillohen analizat 6-mujore të çdo ministrie, për të parë se çfarë është bërë e çfarë çalon nga puna e qeverisë deri tani.

Deputetët socialistë janë porositur që të ndjekin me vëmendje çështjen e financimit rus.

Kryetari i këtij grupi parlamentar Taulant Balla ka folur edhe për çështjen e akuzave të PD në adresë të deputetit Alket Hyseni, për çështjen e pronave në Dhërmi. Ai mësonet të ketë thënë se deputeti duhet të sqarojë situatën e tij.

Porosi u është dhënë deputetëve dhe për t’u shpërndarë nëpër zona, duke u kërkuar që të jenë aktivë dhe të mos rrinë me mendimin se zgjedhjet janë larg, por të punojnë në territor. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!