Rama: 30 qershori, U kry për bukuri me një llaf!

schedule21:14 - 30 Qershor, 2019

schedule 21:14 - 30 Qershor, 2019

Me ovacione të shumta nga përkrahësit e PS-së, kryeministri Edi Rama në një dalje para mediave e ka quajtur 30 qershorin moment historik për Shqipërinë.

Rama nga selia rozë  tha se sot fitoi shpresa dhe qytetaria dhe humbi Shqipëria e djeshme “pa din e as imam”.

Të nderuar qytetarë, sot ishte 30 qershori i një Shqipërie që për shumë muaj përjetoi dramën e një përcarje të rëndë politike. Të frymëzuar nxitur dhe organizuar për të ndaluar rrugën e integrimit të popullit shqiptar në familjen e popujve të europës. sot ishte dita e zgjedhjeve që u kulmua e një përplasje historike mes antishtetit dhe shtetit, mes pandëshkueshmërisë dhe ndëshkueshmërisë, mes dhunës së të djeshmes, Shqipërisë së vjetër dhe shqipërisë së drejtë që duam. Sot fitoi e ardhmja fitoi qytetaria fitoi shpresa. Fitoi me të drejtë e me dinjitet Shqipëria e nesërme evropiane, humbi shqipëria e së djeshmes. Ishte fitore e vështirë mbase më e vështira sepse nuk luftuan mes vedit por luftoi vetë sistemi i brishtë demokratikë.  Sot 30 qershori që dukej sikur s’do vinte kurrë po ikën paqësisht. Faleminderit miqve e partnerëve të palëkundur të shqipërisë demokratike. Faleminderit SHBA-ve dhe përfaqësisë së saj në Tiranë, BE-së, faleminderit OSBE-së dhe çdo kujt tjetër dhe përfaqësuesit të nderuar që dhanë një dorë në këtë betejë absurde. Jo vetëm faleminderit por edhe ndjesë kujtdo nga miqtë e huaj që u bënë objekt i sulmeve të halldupëve që na turpëruan të gjithëve. Pas pak hyn një ditë e re që e gjen shqipërinë e çliruar. Dita e re vjen e ngarkuar me sfidën e re që hija e marrëzisë përçarëse ka lënë pas. Shqipëria nuk e meritoi çka pa e ç’dëgjoi këto kohë. Zgjedhësit e këtij vendi nuk e meritonin gjithë atë presion kriminal dhe mizerabël,  nuk e meritonte gjithë atë llum të zi të hedhura në mediat e botës të një qameti që nuk ndodhi. Sot populli foli qartë dhe bukur. Qoftë duke shkuar të votojnë apo jo folën me gjuhën e paqes. Ata kthyen ditën e paralajmëruar të qametit në ditë paqeje. U kry për bukuri me një llaf!

Ne do bëjmë tonën, duke u përulur përpara popullit. duke reflektuar shumë më tepër në nivelin qendror dhe vendor. Ne nuk fituam ndonjë betejë, por luftën e të gjitha zgjedhjeve të të gjithë radhëve. nga sot shqipëria nuk do të shohë më djegie mandatesh dhe fronte armiqësore politike. Kemi bërë punë gabim ndonjërën e kemi bërë edhe keq. njerëzit nga nesër do të jenë me plot të drejtë shumë më pak të duruar”./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!