“Rama 3”: Do rrisim pensionet çdo vit

schedule16:47 - 15 Shtator, 2021

schedule 16:47 - 15 Shtator, 2021

Me programin e qeverisë “Rama 3” parashikohet rritja periodike e pensioneve në çdo vit. Qeveria zotohet që kjo praktikë do të kthehet në politikë permanente përtej indeksimit duke garantuar një rritje vjetore mbi 5% për çdo pensionist.

Ndërkohë synohet zgjerimi i skemës së mbulimit të familjeve në nevojë duke rritur aksesin ndaj punësimit me shërbime të integruara për të arritur riintegrimin social në jetën e tyre shoqërore.

Ndërkohë qeveria parashikn zgjerim të mbulimit të familjeve të varfra me skemën e ndihmës ekonomike, me 10% në vit ku përparësi do të kenë komuniteti rom dhe ai egjiptian. m.v./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!