Rama: 11 maji, për integrimin në BE/ Kryesocialisti prezanton kandidatët për deputetë të Tiranës

schedule20:59 - 21 Mars, 2025

schedule 20:59 - 21 Mars, 2025

Edi Rama prezantoi kete te premte kandidatet per deputet te Tiranes, qe sic thote ai, eksperienca e te vjeterve dhe energjia e te rinjve do ti jape socialisteve fitoren e dhjete rradhazi.

Perpara te rinjve socialiste, kreu i qeverise tha se vota per numrin pese eshte vote per bashkimin europian.

“Nuk duhet të ketë asnjë luhatje. Është gabim historik nëse nuk kuptohet. Mund të ngelet pishman i madh.  Në 11 maj kalon treni i historisë jo për PS-në apo 71 mandatet por për të mbyllur negociatat dhe anëtarësuar Shqipërinë në BE brenda kësaj dekade.”

Per kete arsye thote Rama, shqiptaret duhet te zgjedhin pasaporten europiane dhe ti thone jo Sali Berishes.

“Hedhja e votës kudo tjetër veçse tek ajo e PS-së, numri 5 është ta çosh votën kot. PS është sot në vendin e kohën e duhur, si PD në 1992…Këneta nuk ka shans të fitojë, por dobëson mesazhin që Shqipëria jep më 11 maj’ për Europën”

Nje koment Rama e kishte edhe per listat per deputete, ku ndryshe nga socialistet qe kane hedhur ne fushe emra te rinjve, opozita thote ai nuk ka sjelle alternative te denje per qytetaret.

“Ajo lista e tyre e mbyllur është fiks ajo gropa. Bufi kënetës aty dhe ata që ka mbledhur aty. Pse ? Sepse ajo është një listë për opozitë. Nuk është listë për të marrë zgjedhjet. Ajo është listë që kur të humbi bufi, të thotë nisim revolucionin. “

Edhe njehere, Rama perseriti objetivin per 1 milion vota ne 11 maj, ku vendimtare cileson edhe mbeshtetjen e diaspores.

/ abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!