Ralf Rangnick ishte shumë pranë marrjes së drejtimit të Milanit, por në momentet e fundit nuk u arrit marrëveshja dhe drejtuesit e kuqezinjve nënshkruan kontratën e re me trajnerin Stefano Pioli. Rezultatet e tij ishin mjaft të mira dhe u shpërblye për punën e bërë.
Rangnikc, së fundmi ka dhënë një intervistë për “Süddeutschen Zeitung” dhe normalisht është pyetur se pse nuk u bë trajner i Milanit. Gjermani tregohet i qartë në atë që thotë: “Për shkak te ecurisë se Milanit me 9 fitore dhe 3 barazime, thjesht nuk mund ta bësh.
Nuk ka rëndësi se në perspektivën e kujt, timen apo të klubit, por nuk do të ishte diçka e zgjuar. Nëse e vendosja veten në vend të milanistëve, qofshin trajnerë, drejtorë sportivë, futbollistë apo tifozë, vështirë do ta kuptoja pse Milani do të kishte dashur të ndryshonte gjithccka pas një periudhe pozitive”. /abcnews.al