Ralf Gjoni: Rama, Basha dhe Meta rrotullohen treshe në krevat

schedule10:53 - 23 Prill, 2020

schedule 10:53 - 23 Prill, 2020

Seanca e parlamentit e ditës së sotme ka nisur me deputetët e opozitës që kërkojnë më shumë kohë për të folur. Por nga ana tjetër deputeti Ralf Gjoni gajtë fjalës së tij tha se shtyrja e gjendjes së fatkeqësisë natyrore është e pajustifikueshme.

Gjoni theksoi se në situatën në të cilën ndodhet Shqipëria nuk ka asnjë arsye të fortë që qeveria të marrë këtë vendim.

“Nuk ka arsye të fortë për të shtyrë gjendjen e fatkeqësisë natyrore. Realiteti është që në Shqipëri koronavirusi nuk po bën kërdinë dhe ky është lajm i mirë. Por, duhet pasur parasysh që jeta ekonomike duhet të fillojë. Ku jeni mo socialistë, ngelët duke ulëritur për shkarkimin e Ilir Metës, sot e keni kthyer në deputet me korrespondencë. Si mundet Taulant, përse nuk e shkarkoni. Këta rrotullohen treshe në krevat mbi kurrizin tuaj. Kjo është fatkeqësia natyrore e vërtetë treshja që rrotullohet në krevat dhe luajnë me të ardhmen e fëmijëve tanë. Rama ka një fat madh që ka përballë një dështak, që bën si lider opozite. Është e turpshme që Shqipëria mbahet peng nga një histori dashuri-urrejtjeje”, deklaroi Gjoni./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!