Rakipi: Presidenca, institucioni i vetëm i pakapur nga regjimi

schedule20:20 - 21 Nëntor, 2019

schedule 20:20 - 21 Nëntor, 2019

Për analistin dhe gazetarin Ylli Rakipi institucioni i Presidencës është i fundit që nuk është kapur nga regjimi që po instalohet në vend. I ftuar në studion e  “Mbrëmje në ABC News” të Mirela Milorit, Rakipi theksoi se edhe ndërkombëtarët janë bërë palë e këtij regjimi.

“Meta është institucioni i fundit që ka mbetur në këtë gjendje, që është Shqiëpria, në këtë regjim që po instalohet ka mbetur vetëm institucioni i Presidentit i pamarrë. Regjimi po instalohet me ndihmën e ndërkombëtarëve të cilët me dashje ose padashje, apo qëllime të tjera, për qëllime qoftë dhe korruptive një pjesë e tyre janë bërë palë me regjimin. Jemi në një moment ku në mënyrë metaforike, një vend po pushtohet dhe kanë mbetur hallka, copëza, Gjëja më e madhe që ka mbetur është presidenca që ata nuk e kanë ende. Sekretari i përgjithshëm i PS tha që të futim Presidentin në shina.

Po kushtetutën ku e ka? Kush e thotë të vërtetën Rama apo Balla? /abcnews.al