Rakipi nuk u përjashtua, Alibeaj: Dëshmi e pengmarrjes që klubi i “non grata-ve” ka në politikën shqiptare

schedule15:38 - 19 Prill, 2022

schedule 15:38 - 19 Prill, 2022

Enkelejd Alibeaj ka reaguar pasi Partia Socialiste vendosi të mos përjashtojë nga grupi parlamentar Ornaldo Rakipin, ndërsa babai i këtij të fundit u sanksionua nga SHBA.

Demokrati shprehet se nuk është asnjë hapi nga ishulli non grata-ve, siç e quan ai. Sipas tij vendimi i sotëm i grupit parlamentar të PS është qartas dëshmi e pushtetit dhe pengmarrjes që klubi i nongratave ka në politikën shqiptare.

Alibeaj thekson se “me avokatinë  e sotme ndaj Ornaldo Rakipit, kryeministri dëshmoi qartë se ai është ideatori i masakrës elektorale të 25 prillit”.

Lexo edhe: PS nuk përjashtoi djalin e Aqif Rakipit, Basha: Rama mburoja e “non gratave”, për kë bleu vota Aqifi?

Reagimi i plotë:

Asnjë habi nga ishulli i non grata-ve.

E sotmja ishte prova e radhës se Edi Rama e ka të pamundur të ndahet nga non gratat sepse vetëm falë tyre ai arrin të mbajë karrigen e kryeministrit.

Vendimi i sotëm i grupit parlamentar të PS është qartas dëshmi e pushtetit dhe pengmarrjes që klubi i nongratave ka në politikën shqiptare. PD e ka denoncuar kohë më parë përfshirjen e Aqif Rakipit në procesin e blerjes së votave. Ky fakt i konfirmuar dhe nga Departamenti Amerikan i Shtetit nuk arrit ta bindë Edi Ramen dhe deputetet e tij se votat e blera për llogari të të birit duhet të jenë një alarm për ecurinë normale të parlamentarizmit..

Me avokatinë  e sotme ndaj Ornaldo Rakipit, kryeministri dëshmoi qartë se ai është ideatori i masakrës elektorale të 25 prillit. Zbatuesit e kësaj masakre janë grupi i non gratave që sot janë ende aktivë në strukturat e PS. Jo rastësisht dhe në zgjedhjet e pjesshme lokale të 6 marsit, PD denoncoi përfshirjen e Tom Doshit dhe Vangjush Dakos në fushatën për zgjedhjen e kryebashkiakëve.

Askush nuk habitet pra nga ishulli i non grata-ve ku çdo gjë është e vjedhur!

g.v/abcnews.al