Rakipi non-grata, Balliu: E pakuptimtë. Minxhozi: DASH po skedon personat që nuk duhet të jenë në parlament

schedule21:43 - 14 Prill, 2022

schedule 21:43 - 14 Prill, 2022

Lista e zezë e Departamentit të Thesarit, i cili shtonte në listën e zezë edhe ish-deputetin Aqif Rakipi, solli diskutime të forta në studion e “Log.” në Abc të gazetarit Endri Xhafo, mes analistëve Fahri Balliu dhe Skënder Minxhozi.

Për Balliun shpallja non-grata e Aqif Rakipit është e pakuptimtë, në një kohë që ai ka edhe djalin edhe dhëndrin në parlamentin e Shqipërisë. Sipas tij non-grata nga SHBA vjen nga lobimet që bëhen në Shqipëri.

Ndërsa për analistin Skënder Minxhozi goditjet e DASH vijnë për të ndaluar futjen e elementëve të skeduar në parlament.

Pjesë nga diskutimi:

Balliu: Këta i bien Aqifit po ai nuk është në parlament, por ka dy të tjerë në parlament ai.

Xhafo: Që mos ketë sërish në parlamentin e ardhshëm?

Balliu: Dil pra dhe thuaj që po punojmë për parlamentin e ardhshëm. Por çfarë ndodhi ata hoqën Tomën ai futi 3 të tjerë.

Minxhozi: Ne nuk kemi asgjë me zotin Rakipi, por sipas amerikanëve po synohet të goditet një fenomen politik me background kriminal.

Balliu: O zotëri tani e mësuan këtë punën e votave të Aqifit?

Minxhozi: Dëshiron të qëndrojmë tek ai copy-paste apo të ketë një herë të parë. Unë do ta konsideroja parimisht që një diplomat të merrej me një parti politike në një vend të tretë. Pse flasin në mënyrë të përsëritur për një parti politike vendi më i madh në botë? Në parim janë shumë të habitshme. Por ata kanë një njeri të dizenjuar në rangjet më të larta që po merr një parti. Ata shprehen se shohin se kandari po shkon drejt një personi që është i skeduar familjarisht. Pse DASH nxori këtë listën e fundit?

Balliu: Kryetari i Bashkisë së Tiranës i thotë Aqifit që do të të shpallin kështu kështu, ai shkon tek Rama dhe i thotë kështu, kështu, e mo lëre i tha ai. Kush ka dijeni për këtë drejtorin që ka vu Aqifi në Elbasan, këto janë lobimi i këtyre mor burrë.

/Abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!