Aqif Rakipi i PDIU dhe Gledion Rehovica i LSI do ta festojnë Vitin e Ri si deputetë të Republikës së Shqipërisë. Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka vendosur të vijojë pushimet, duke e shtyrë për vitin tjetër mbledhjen në të cilën do të marrë në shqyrtim kërkesën e Prokurorisë, për heqjen e mandatit parlamentar ndaj dy deputetëve, pasi rezultojnë në shkelje të ligjit të dekriminalizimit. Organi i Akuzës ka argumentuar se nga verifikimi i shenjave të gishtave me databazën e Interpolit, dy deputetët rezutojnë se kanë qenë ndaluar në Itali për vjedhje. Në të dyja këto episode, deputetët Aqif Rakipi dhe Gledion Rehovica kanë paraqitur identitete të tjera, ndërsa këto fakte nuk i kanë raportuar kur kanë plotësuar formularin e dekriminalizimit. Kërkesat e Prokurorisë për heqjen e mandatit ndaj dy deputetëve, do shqyrtohet nga KQZ më 3 janar, në mesditë./abcnews.al
Rakipi e Rehovica do të festojnë vitin e ri si deputetë, KQZ mblidhet në janar
schedule13:51 - 28 Dhjetor, 2017
schedule 13:51 - 28 Dhjetor, 2017