Rakipi: Borchardt është bërë njësh me regjimin, duhet të largohet sa më parë

schedule20:35 - 21 Nëntor, 2019

schedule 20:35 - 21 Nëntor, 2019

Në të njëjtën linjë me Presidentin e Republikës Ilir Meta është edhe analisti Ylli Rakipi sa i takon qëndrimit për ambasadorin e OSBE-së Borchardt. I ftuar në “Mbrëmje në ABC News”, Rakipi thekson se ambasadori i OSBE-së është bërë palë me qeverinë dhe punon me qeverinë.

“Borchardt duhet të largohet sa më parë nga ky vend. Nuk është si Volfart që hante qofte, por ky që u gre gishtin qytetarëve duhet të largohet.

Një njeri që është bërë një me qeverinë dhe punon për qeverinë. E dini ju sa gëzohen ambasadorët kur emërohen në Shqipëri. Borchardt ambasador qesharak është pjesë integrale e regjimit. Unë nuk e kam dëgjuar të pipëtijë për atë çka ndodh në këtë vend”. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!