Rakipi: Basha duhet të japë shpjegime për vilën, jo të përgjigjet si Rama

schedule22:58 - 8 Nëntor, 2019

schedule 22:58 - 8 Nëntor, 2019

Kryetari i opozitës Lulzim Basha duhet të japë shpjegime për akuzat që i bëhen nga regjimi në lidhje me shtëpinë e shtëpinë e Carapulit, thotë Ylli Rakipi. Sipas tij Basha duhet të përgjigjet me qetësi dhe jo me gjuhën e Ramës.

“Kryetari i opozitës duhet të ulet, kur i bën akuzë regjimi kur e akuzojnë, se regjimi thotë se ka marrë shtëpinë e Carapulit, njeri të Papulit. Duhet të ulet dhe të përgjigjet me ngadalë, kujdes e qetësi dhe jo të bëjë si Rama shpifje, shpifje, e ke dëgjuar Ramën ti, nuk flet, nuk përgjigjet. Dhe ky duhet të përgjigjet pse e kë bërë? Pse ke ikur? Jo mu ça muri, ika nga tërmeti…”/abcnews.al