Raketat ruse godasin sërish centralin bërthamor, rritet frika në Zaporizhzhia

schedule09:05 - 18 Gusht, 2022

schedule 09:05 - 18 Gusht, 2022

Mbrëmë ushtria ruse nisi një sulm me raketa në qytetin e Zaporizhzhia.

Katër raketa ruse goditën një objekt të infrastrukturës, ka thënë shefi i Administratës Ushtarake Rajonale të Zaporizhzhia, sipas Ukrinform.

“Mbrëmë, rreth orës 03:00 të mëngjesit, armiku nisi një sulm me raketa në Zaporizhzhia nga rrethi Vasylivka. Sipas të dhënave paraprake, pushtuesit rusë përdorën sisteme të shumta raketash. Katër predha goditën një objekt infrastrukturor në distriktin Shevchenkivskyi”, shkroi Starukh.

Ndërkohë, trupat ruse bombarduan një konvikt në distriktin Saltivskyi të Kharkivit në mbrëmjen e 17 gushtit 2022, ku shtatë civilë u vranë dhe 16 u plagosën. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!