Mbrojtësi anësor i Interit, Achraf Hakimi, ka folur dhe një herë rreth aventurës së tij në Serie A. Marokeni është shumë i lumtur që është pjesë e një klubi legjandar si dhe zbulon se para transferimit të tij në Milano ka biseduar me Antonio Conten dhe Javier Zanettin.
“Është një nder për mua që të jem pjesë e një klubi legjendar si Interi. Në ‘San Siro’ kanë luajtur shumë lojtarë të mëdhënj dhe është një privilegj që ta vesh këtë fanellë. Unë dua të provoj se klubi kishte të drejtë kur besoi tek aftësitë e mia”, deklaron anësori në një intervistë për “beIn Sports”.
“Jam shumë i lumtur që luaj në një kampionat të tillë dhe jam i sigurt që do të mësoj shumë këtu. Para se të firmosja kontratën, unë fola me Zanettin, i cili është një ikonë e klubit. Shpresoj që të ndjek sadopak hapat e tij. Gjithashtu fola dhe me trajnerin, i cili luajti një rol vendimtar në ardhjen time këtu”, mbyll 21-vjeçari. /abcnews.al