Për zv.ministren e Shëndetësisë Mira Rakacolli mjekët dhe infermierët shqiptarë nuk ikin drejt Gjermanisë për pagë. Në Komisionin e Ligjeve mjekët gjermanë largohen drejt SHBA-së dhe se lëvizja e lirë është diçka normale.
Rakacolli theksoi se pagat janë rritur dhe deri në fund të mandatit kjo rritje do të shkojë deri në 20%.
“Pagat e mjekëve dhe infermierëve janë rritur. Do të rriten me 40% gjatë mandatit. Sapo u bë rritja më e madhe që është bërë ndonjëherë. Ishte rritja e tretë brenda mandatit.
Në Gjermani mjekët nuk shkojnë për shkak të pagës. Mjekët që ikin në Gjermani ikin sepse mjekët gjermanë ikin në Zvicër dhe Amerikën.
Në Gjermani shkojnë mjekët por mos harroni detajin e rëndësishëm që nga 1.3 mjekë për 1 mijë banorë kemi 1.9 mjekë për 1 mijë banorë. Ne po rrisim kuotat e mjekëve. Unë nuk ia fus kot se nuk jemi këtë për lojë kungulleshkash. Pse kaq e aq? Për sa i përket lëvizjes, e rëndësishme është që mjekët këtu kanë kushte. Nuk është vetëm rroga. Mos harroni që deri para një viti bëheshin shumë pak bërja e analizave publike”, deklaroi Rakacolli. /abcnews.al