Rakacolli jep alarmin: Mos rrini kafeve dhe të lëvizni pa arsye, secili të tregohet i përgjegjshëm

schedule12:44 - 10 Mars, 2020

schedule 12:44 - 10 Mars, 2020

Ka shkuar në 10 numri i të prekurve me koronavirus në vendin tonë 2 prej të cilëve nuk kanë patur kontakte me të prekurit e parë dhe janë të palidhur me ta. Janë testuar deri tani 114 raste gjithësej. Ministria e Shëndetësisë ka bërë thirrje, që të shmanget sa të mundet transporti publik, qendrat tregtare, bar kafetë dhe grumbullimet masive, gjithashtu ka bërë thirrje për kujdes higjeno-sanitar të ambientit dhe vetes.

Në këtë konferencë Skënder Brataj kreu i Emergjencave Shëndetësore tha se, është  paevitueshëm shtimi i rasteve me Covid-19 por se duhet ti nënshtrohemi rregullave strikte të udhëzimeve që na janë dhënë nga OBSH.

Brataj: Është normale të ketë shqetësim dhe panik. Është një gjë që po e kalon gjithë bota. Është trefishuar numri ndaj 127, dimë që nga studimet se një pjesë e njerëzve që infektohen nuk shfaqin simptoma. Në këto kohë kemi pasur gjithmonë mbi 400 pacientë, nuk ia kemi vënë emrin koronavirus por grip. Nuk mund të ndodhi mos të dalim në kafe, restorant, apo kudo. I mori masat Italia. Filloi izolimi i të gjithë Italisë, nuk ka rrugë tjetër. Duhet të izolojmë kontaktet. Mbani distancë nga njëri-tjetri. As unë nuk e di, mund të jem i infektuar. Është një betejë që të gjithë së bashku mund ta fitojnë, njerëzit shërohen. Do të jemi në dispozicion si gjithmonë. Merreni 127. Kemi edhe pacientë të tjerë jo vetëm ata me koronavirus. Këshillat ndiqni me rigorozitet. A do të ketë shtim të virusit, patjetër që do të ketë. Është trefishuar numri i telefonatave në 127. Në 95-97  % të rasteve është vërtetuar se pacientët janë rekuperuar, shëruar. Ka një shpërndarje të shpejtë, por gjithsecili të rrijë në shtëpinë e vet dhe të evitohet dalja sidomos grumbullimet  masive.

Ndërkohë Drejtoresha e ISHP Albana Fico tha:

“Dua t’i apeloj qytetarëve që të ndjekin rregullat e higjenës personale. Të respektojnë higjenën respiratore. Për të teshtitur të përdorin gropën e bërrylit. Duhet të jemi të informuar që një nga mënyrat e përhapjes është mospërdorimi i higjenës. Duart e dezinfektuara nuk është e nevojshme që ta bëni, lani duart. Zbatoni urdhrat për ministrinë e Shëndetësisë”.

Specialistët e shëndetit i janë përgjigjur edhe pyetjeve të gazetërve.

Drejtoresha e ISHP, Albina Fico ka konfirmuar se ISHP po vijon punën në 24 orë lidhur me koronavirusin.

Fico: Përsa i përket testimeve ashtu si tha dhe zv.ministrja kemi 114 të testuar në ISHP dhe dua t’ju siguroj për nivelin e kapaciteteve. Në daljet tona publike përfaqësues të institutit pyetjet e bëra nga ju i jemi përgjigjur. 200 deri në 500 kite kemi siguruar. Analizat teknike funksionojnë 24 orë. Apeloj që të zbatohen rregullat e higjienës personale, për larjen e duarve mbi 20 sekonda, përdorimi i dezinfektantëve, respektimi i higjienës respiratore. Nëse kollitemi përdorim farcoletë që e hedhim menjëherë ose gropën e bërrylit. Të krijojmë mundësinë vetes dhe që ne njohim për distancimin social. Nuk është vendi për të folur për 1.5- 1.2 m, por jemi të informuar që një nga mënyrat e përhapjes janë edhe spërklat. Në sipërfaqet ku punojmë duhet të dezinfektohen. Shpesh thuhet që përderisa kemi larë duart nuk ka problem. Të zbatohen urdhërat e Ministrisë dhe rekomandimet e ISHP. T’i kursejmë vetes përhapjen e koronavirusit kur është e panevojshme dhe kur mund të ndalet. Frika është njerëzore, paniku është frikë e pakontrolluar. Nëse doni informacion i keni në faqen tonë zyrtarë.

Pyetje: Cila është histori që është vendosur në spitalin e Durrësit, të tjerët si po trajtohen?

Skënder Brataj: Nuk ka mjekim për njerëz asimptomatik të cilët janë pozitiv me koronavirusin. Nuk ka një mjekim specifik. Ka mjekim simptomatik. Protokolli i higjenës, ajrimi i ambjenteve, përdorimi i ushqimit i lëngjeve dhe vitaminave, në kushtet e shtëpisë, izolimi në një ambjent të vecantë sipas urdhërasve të OBSH.

Zv ministrja e shëndetësisë: Që të jesh bartës, nëse je pozitiv me koronavirius dhe nuk ke shenja kjo nuk do të thotë se ti mund ta trajtohesh dhe mund të kenë aftësi për ta transmetuar por vetë mund të mos sëmuret. Prandaj është e rëndësishme që këta njerëz të vetkarantinohen. Është tjetër vetizolimi dhe vetëkarantinimi.

Pyetje: Historia e pacientit të durrëit do të trajtohet si të gjithë pacientët e tjerë. Si është infektuar?

Zv ministrja e shëndetësisë:Historia e pacientit të Durrësit do të trajtohet sipas skenareve që kemi bërë. Hetimin epidemiologjik i kësaj të sëmure e kanë bërë epidemipologët dhe do të ndiqet sipas protokolleve, do të ketë një ndjekje të detajuar të rastit.

Pyetje: Ku ndryshon vetëizolimi dhe vetëkarantimi?

Fico: Vetëizoloimi ka të bëjë me personat që janë pozitiv jo domosdoshmërisht të sëmurë  me shenja klinike, ka 2 lloje izolimesh, izolimi në spital dhe në shtëpi. Në spital ke shenja klinike.

Personat që dolën pozitiv pas dy rasteve të para sot janë vetëizoluar. Vetëizolimi i tyre mbikqyret nga dy entitete, nga epidemiologu dhe mjeku i familjes, por janë persona që nuk kanë shenja klinike. Vetëkarantinimi është kur personi vjen nga zona të infektuara që dyshohet se ka patur kontakt me ndonjë të dyshuar, nuk kanë shenja klinike.

Në vetkarantinim ke për detyrë 14 ditë nga dita e kontaktit në rastin e dyshuar të qëndrosh në ambjent të izoluar, kur personi vendos një maskë nëse ja lejojnë mundësitë të përdorë ambientet e vecanta dhe të njoftojë menjëherë për ndryshimin e dekursin e gjendjes së vet në nr 127,  e cila do ta adresojë më tej.

Pyetje: Sa shtretër kemi në dispozicion dhe sa prej tyre kanë pajisje respiratore?

Fico:  Për sa i përket ISHP tani që flasim kemi mbi 2500 kite dhe kemi duke na trokitur në derë që duhet të shkoj të firmosë për pak, edhe 1000 teste të tjera. Këto janë përjashtuar blerjeve tona.

Zv/ministrja e shëndetësisë: Ne i kemi gjërat të menduara dhe i dimë të gjithë përgjigjet. Sistemi është krejtësisht në gjendje për të pritur numrin e të infektuarve. Nëse do të mbushet spitali infektiv, nëse do të mendojmë për skenarin më të keq, do të kemi edhe spitalin Shefqet Ndroqi që do e kalojmë në karantinë.

Pyetje: Çfarë moshe është personi që është shtruar në Durrës, sa persona janë gjurmuar në këto raste të reja, sa persona janë që ju i keni njoftuar se duhet të qëndrojnë në vetëizolim?

Zv/ministrja e shëndetësisë: Ne thamë që në këtë moment jemi duke i përditësuar, Në momentin që vjen përgjiga as vetë nuk e dimë sa persona do të dalin në kontakt, këtë informacion ne e marrim në mbrëmje dhe ja u bëjmë me dije të nesërmen në mëngjes./abcnews.al

 

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!