Rakacolli: Jemi përgatitur për shtrimet e reja, si i identifikojmë të sëmurët me Covid-19 në Urgjencë

schedule20:44 - 6 Korrik, 2020

schedule 20:44 - 6 Korrik, 2020

Kryetarja e Komitetit Teknik Mira Rakacolli foli në studion e “ABC News” për rritjen e rasteve të reja, dhe nëse shtimi i tyre do të bënte të detyrueshme hapjen përsëri të spitalit Shefqet Ndroqi.

Në lidhje me këtë lajm që qarkullon në media, Rakacolli deklaroi se momentalisht “Spitali Infektiv” po i përballon shtrimet e reja dhe se nëse rëndohet situata atëherë është përgatitur spitali në autostradë apo pavione të tjera, të cilët do të presin të sëmurët e infektuar nga Covid.

LEXO edhe: Rakacolli në ABC News: Në këtë fazë të pandemisë, pishinat nuk janë të lejuara të hapen

“Kjo nuk është e vërtetë që Sanatoriumi do te rihapet përsëri. “Spitali Infektiv” po e përballon kapacitetin e shtuar. Gjate kohës se mbylljes ne jemi përgatitur, kemi përgatitur edhe struktura të tjera shëndetësore siç është “kirurgjitë e vjetra” apo siç është spitali në autostradë. Infektivi vet nuk është aq i tejmbushur sa të kërkohet hapja e një spitali tjetër”,  u shpreh Rakacolli.

E pyetur se nëse ka paciente që trajtohen në pavijone të tjera, jo në Infektiv, të cilët përveç koronavirusit kanë edhe sëmundje të tjera shoqëruese, Rakacolli tha se kjo ndarje bëhet që nga paraqitja e tyre në urgjencë, dhe se nuk ka pacientë me Covid të shtruar në pavione të tjera përveç “Spitalit Infektiv”.

Lexo edhe: Rakacolli hedh poshtë “teoritë”: Koronavirusi vijon të jetë agresiv njëlloj si në mars

“Çdo person qe diagnostikohet me Covid, shtrohet në Spitalin Infektiv pavarësisht nga patologjia bazë që ka sepse mund te infektojë të tjerët. Mund të qëllojë që një i sëmurë nga zemra shtrohet në spital dhe mund të ndodh që te infektohet nga virusi, pas dy -tre ditësh që mund të diagnostikohet me Covid, transferohet menjëherë ne spitalin Infektiv. Testimi behet kur shfaqen simptomat e Covid prandaj behet mire triazhi për çdo te sëmurë për të parë se ku mundet të diagnostifikohet. Çdo pacient qe paraqitet në urgjencë, i bëhet triazhi dhe ekzaminimet laboratorike dhe vetëm kur sigurohet që nuk është i infektuar nga Covid transferohet ne pavijonin përkatës, nëse konfirmohet për Covid atëherë shtrohet ne Spitalin Infektiv”, deklaroi kryetarja e Komitetit Teknik./abcnews.al

 

 

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!