Kryetarja e Komitetit të Ekspertëve Mira Rakacolli i bëri thirrje partive politike të ndalojnë grumbullimet. Ajo tha se nga kjo situatë në ditët në vazhdim do të kemi rritje të rasteve dhe humbjeve të jetëve.
“Vazhdon të mbetet në fuqi edhe ndalimi i grumbullimeve. Komitet i Ekspertëve është i shqetësuar që disa subjekte politike po bëjnë grumbullime të mëdha pa i respektuar rregullat.
Këto grumbullime do çojnë në rritje të numrit të infektimeve dhe humbjeve të jetës. I bëj apel subjekteve politike që takimet t’i zhvillojnë në zbatim të masave. Vetëm kështu do vazhdojnë të kontrollojmë situatë. Nuk duhet të bëhen shkak për humbje të mëtejshme jete”, deklaroi Rakacolli./mv.abcnews.al