Raiola zbulon të ardhmen e De Ligt

schedule23:55 - 8 Korrik, 2019

schedule 23:55 - 8 Korrik, 2019

Qartësohet e ardhmja e mbrojtësit holandez Matias De Ligt. Menaxheri i futbollistit, Mino Rajola zbulon se De Ligt shumë shpejt do të vishet bardh e zi.

Matias De Ligt është i destinuar për t’u veshur kuq e zi sipas fjalëve të fundit që ka deklaruar agjenti i futbollistit Mino Rajola.  Sipas tij, skuadra italiane ka akord me 19 vjeçarin për të kaluar në Torino këtë merkato verore por janë të pakuptueshme refuzimet e skuadrës së Ajaksit që gjithsesi shumë shpejt do të pranojë ofertën e bardh e zinjve,

“Bardhezinjtë kanë rënë dakord me Matthijs e tani presim vetëm përgjigjen e Ajaxit. Në rastin tonë, është jashtë çdo diskutimi që çështja të zgjidhet me gjyq. Lojtari pret që Juventusi dhe Ajaxi të tregojnë vullnet për të gjetur gjuhën e përbashkët sa më shpejt të jetë e mundur”, zbulon Mino Rajola.

Javën e kaluar skuadra e Juventusit ofroi 55 mln euro plus 10 mln euro bonuse për qendërmbrojtësin holandez, një ofertë që u refuzua nga skuadra kampione e holandez të cilët kërkojnë plot 75 mln euro. Gjithsesi kjo nuk pritet të jetë një problem serioz pasi Juventus ka akordin me lojtarin i cili do të përfitojë në Torino plot 12 mln euro në sezon duke e shndërruar në futbollistin e dytë më të paguar në skuadër.

Mediat në Spanjë raportojnë se Barcelona ka pranuar të paguajë klauzolën e lojtarit dhe përmbush kërkesat e Ajaksit por dëshira e De Ligt është të nis një aventurë të re me zonjën e vjetër.

Javën e kaluar futbollisti ka pasur një komunikim me trajnerin e Juventusit, Mauricio Sari ku është njohur me filozofinë e lojës së bardh e zinjve në sezonin e ardhshëm si dhe metodat e stërvitjes./ABC News Albania 24/7

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!